SHBA “do të dëbojë çizmen e fundit të Iranit” nga Siria


Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët “për të dëbuar çizmen e fundit të Iranit” nga Siria, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Është koha që rivalitetet e vjetra [në Lindjen e Mesme] të përfundojnë, për hir të së mirës më të madhe të rajonit”, tha Pompeo në një fjalim në Kajro.

Ai po ashtu kritikoi politikën e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, në Lindjen e Mesme, duke thënë se ai ka bërë “gabime të tmerrshme”.

Pompeo i bëri komentet tri javë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë vendim që trupat amerikane të tërhiqen nga Siria.

Njoftimi ka tronditur aleatët amerikanë dhe ka nxitur kritika në Uashington.

Të enjten, Pompeo përsëriti se tërheqja e trupave amerikane do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

Pompeo është në Egjipt në ndalesën e fundit të një turneu në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të sigurojë partnerët arabë se Uashingtoni nuk do t’i braktisë.

Baby Boo