Shaqiri: “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e abetares së përbashkët”


Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është dhënë pëlqimi për përdorimin e Abetarës për nxënësit në klasën e parë në mësim në gjuhë shqipe në vitin shkollor 2022-2023.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Si institucion përgjegjës që u përgjigjet nevojave në kohën e duhur për realizimin e pa ndërprerë dhe me cilësi të lartë të procesit arsimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështesë edhe në të ardhmen çdo iniciativë për përdorimin e materialeve didaktike që janë me interes për nxënësit dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përcaktuara me plan-programet mësimore.

Baby Boo