Shaqiri: Kam njohuri kush e dëmtoi përmendoren


Pas publikimit të lajmit për vandalizimin e përmendores së dëshmorit të UÇK-së, Xhezair Shaqiri ka shkruar në profilin e tij në facebook se ka dijeni kush mund të kish dëmtuar këtë përmendore!

Ai aluduar në një veturë të kuqe me një kryq të varur në të, gjithashtu jep detaje se ka njohur, kush kanë qenë personat që dëmtuan përmendoren.

Mbase Shaqiri këto të dhëna i ka deleguar deri tek organet kompetene, për të marrë hapat e duhur!

Lajmi për vandalizimin e përmendores:

Është vandalizuar përmendorja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Bajrami, në fshatin Brezë të Shkupit, shkruan Fakte. Tani për tani nuk dihet kush ka kryer vandalizimin dhe motivin për këtë. Banorët kanë dënuar ashpër këtë sjellje çnjerëzore ndaj përmendores së atyre që flijuan jetën për liri.

Baby Boo