Shaqiri jemi gati kundër Serbisë

Në Serbi po diskutohet shumë emri i yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Përfaqësuesja e Serbisë rrezikun e ndjen nga Shaqiri sepse e din se ai mund të gjuajë edhe nga pozita që më së paku pritej. Në petkun e Zvicrës luajnë katër shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.

Baby Boo

“Mesfushor-sulmuesi i Zvicrës Xherdan Shaqiri ka thënë se synimi i tij është të kualifikohen për të tetën e finales së Kampionatit Botëror. Zviceranët janë në raundin e parë të Grupit E, disi papritur barazoi me Brazilin 1:1 dhe janë në një pozicion të shkëlqyer përballë dueleve me Serbinë dhe Kosta Rikën”, kështu shkruan portali serb, ‘Kurir’. “Ne e dimë se kemi lojtarë të mirë në ekip, shumë prej tyre me vite luajnë në ligat më të forta të Evropës. Qëllimi ynë është që të kalojmë në raundin tjetër “tha Shaqiri.

Në xhiron e dytë, Zvicra luan kundër Serbisë, të premten në Kaliningrad (20.00). “Ne kemi arritur një rezultat të mirë, por ne presim edhe dy ndeshje shumë të vështira. Do të jetë shumë vështirë kundër Serbisë dhe Kosta Rikës, por kemi treguar cilësinë kundër Brazilit, e cila na jep besim për të vazhduar përpara në të njëjtën mënyrë dhe për të siguruar fazën e nokautit. Në çdo ndeshje ne do të shkojmë për fitore, madje edhe kundër ekipeve të mëdha siç ishte Brazili”, tha Shaqiri.

Madje portali serb Shaqirin e quan një djalë me origjinë nga Kosova dhe Metohija! Deklarata e Shaqirit është si bombë për Serbinë, ndërsa këta të fundit janë në panik.

Restorant Lumare