Shaqiri flet për librat e printuar dhe ata digjital


Versioni i printuar i teksteve sipas Ligjit ekzistues për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është i domosdoshëm në mësimdhënie, por nuk e përjashton rëndësinë e formës digjitale.

Ky ishte qëndrimi im në mbledhjen e parë konstituive të Komisionit nacional për tekste shkollore të themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt në hapësirat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Si ministër i ngarkuar për mbarëvajtjen e procesit arsimor, Ju ofroj bashkëpunim të hapur, do të jem gjithmonë në dispozicion për të kapërcyer çdo situatë dhe problem që mund të paraqitet gjatë punës.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shërbimit pedagogjik, Vangelija Veleva, duke iu referuar përvojës së deritanishme të punës, theksoi se procesi i krijimit të një teksti është i gjatë dhe kompleks, që zakonisht ngec në labirinte që nuk varen nga punonjësit, por është detyrimi i MASH dhe Shërbimit Pedagogjik të ndihmojnë në procesin e prodhimit të teksteve cilësore.

Baby Boo