Shaqiri: “Arsimi cilësor është obligim i ynë, me reforma i tejkalojmë zbrazëtirat e konstatuara në njohuri dhe aftësi”


Përpjekjet e institucioneve të sistemit kanë për qëllim zgjidhjen e zbrazëtirave në zhvillimin e kapitalit njerëzor që fillojnë herët dhe zgjerohen me kalimin e kohës, që nënkupton trajtim dhe investim të barabartë në të gjitha segmentet dhe nivelet e sistemit arsimor – nga arsimi parashkollor, fillor, arsimi i mesëm deri në arsimin e lartë.
Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në ditën e dytë të konferencës kushtuar temës “Marrëdhënia mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”, që mbahet në Shkup, si iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ambasadës së Britanike në Shkup dhe UNICEF.

“Rëndësia e edukimit parashkollor konfirmohet edhe nga rekomandimet e studimit ndërkombëtar TIMSS, i cili thotë se nevojitet një përfshirje më e madhe e fëmijëve në institucionet parashkollore, sepse koha e kaluar aty ka ndikim të madh në arritjet e mëvonshme arsimore të nxënësve. Ndërsa testimi PISA na ofron të dhëna të vlefshme që ndihmojnë në identifikimin dhe adresimin e zbrazëtirave ekzistuese në arsimin fillor dhe të mesëm të fëmijëve dhe Koncepti i ri për arsimin fillor është ndërtuar mbi treguesit e marrë nga ky testim ”, theksoi Shaqiri.

Ministri theksoi se në përputhje me Konceptin, ka filluar futja në faza e programeve mësimore tërësisht të reja në të gjitha lëndët që do të mundësojnë zëvendësimin e të mësuarit faktik me të mësuarit me kuptim, më tepër interakcion gjatë mësimdhënies mes nxënësit dhe mësimdhënësit dhe aplikimin e mjeteve të reja digjitale me të cilët siç u shpreh ai, i gjithë procesi i edukimit thjeshtohet, megjithatë bëhet më efektiv.

“Në këtë drejtim, tekstet shkollore të reja për klasën e katërt, zbatimi i të cilëve ka filluar në vitin vijues shkollor, janë të arritshme edhe në formë elektronike ndërsa gjithashtu do të digjitalizohen tekstet e reja për të gjitha klasat e tjera që do të përgatiten me faza. Janë furnizuar tabela smart për shkollat në të cilat mungonin.

“Vetëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi 10 mijë tableta për nxënësit e klasës së katërt që kishin nevojë për një mbështetje të tillë nga shteti dhe përveç kësaj pushtetet vendore së bashku me sektorin civil dhe sektorin e biznesit ofrojnë mbështetje të madhe për arritshmërinë e teknologjisë informatike për nxënësit u shpreh Shaqiri.

Ndryshimet që po bëhen në sistemin arsimor parashikojnë edhe mbështetje për kuadrin mësimëdhënës . Ministri theksoi se një nga qëllimet është rritja e motivimit për punë dhe përforcimi i shkathtësive të mësimëdhënësve për mësim kreative dhe për të stimuluar potencialin e nxënësve.

“Kemi rritje të pagave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme, kemi futur edhe mundësitë për avancim në karrierë dhe gjithnjë e më shpesh organizohen trajnime që nënkuptojnë mundësi për zhvillim profesional. Thirrja ublike e fundit e Byrosë për zhvillimin e arsimit ka të bëjë me organizimin e trajnimeve me 29 tema për mësimdhënësit dhe 7 tema shtesë për bashkëpunëtorët profesional, dhe janë përfshirë përmbajtje për bashkëpunimin mes shkollës dhe familjes në parandalimin e bashkëmoshatarëve dhe dhunë kibernetike, zbatimin e qasjeve inovative interaktive në mësimdhënie dhe të ngjashme -tha Ademi.

Fokusi i madh i politikave arsimore është arritja e shkallës më të lartë të mundshme të përfshirjes së sistemit arsimor dhe kjo karakteristikë është e rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së nxënësve. Shaqiri informoi se në këtë kontekst deri më tani është bërë shumë, ndërsa njoftoi se në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2022 janë paraparë 219 milionë denarë për angazhimin e 500 asistentëve, numri i të cilëve në varësi të nevojave mund të rritet. si dhe 1,5 milion denarë shtesë për mjete ndihmëse mësimore. Punojmë për futjen e kategorive të reja të bursave dhe llojeve të reja të mbështetjes financiare dhe poe rrisim bursën ekzistuese. “Të gjitha bursat e nxënësve janë rritur nga ky vit shkollor, vlerat mujore nga 2200, 2900 denarë janë rritur në 3500 denarëpotencoi ministri.

Shaqiri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që merr vendi nga UNICEF-i dhe nga një sërë të organizatave të tjera partnere, e cila, siç theksoi, është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha për tranzicionin e sistemit arsimor kombëtar. Shpreh pritjet për diskutim të gjerë dhe të frytshëm, veçanërisht me ekspertë të huaj të arsimit, nga të cilat do të dalin konkluzione të cilat do të shërbejnë për të modeluar politikat e ardhshme arsimore.

Baby Boo