Shaqir Fetahu në krye të BFI-së! Nuk do të depërtojë politika, do të ecim me parime islame


Dy kandidatët për kryetar të BFI-së u ulën përball njëri tjetrit.
Shaqir Fetahu myfti i Gostivarit dhe Qani Nesimi myfti i Tetovës.
Votimi u mbajt me dyer të mbyllura.

Pas se një ore dolën para mediave, ndërsa Kryetari i KZ-së të BFI-së Muhamer Vesli njoftoi për se fituesin.
“Reis ul ulema të ardhshëm të Bashkësisë Fetare Islame shpallim myftiun e deritanishëm të Gostivarit Haxhi Hafiz Efendi Shaqirin”, tha Muamer Veseli.
Deri sa iu dha fjala Reisit të ri, kundër kandidati Qani Nesimi u largua.
Reisi i ri Haxhi Hafis Efendi Shaqiri, në fjalimin e tij tha se do të punojë në interes të qytetarëve dhe në veçanti komunitetit mysliman në vend.

Fetahu tha se politika nuk do të ndikojë më në Bashkësinë Fetare Islame dhe se do të ecin në parimet Islame.
“Është e vërtet se politika është ajo që dëshiron të depërtojë kudo. Ne kemi filluar këtë opsion në mënyrë autonome të besatuar të gjithë se do të ecim në bazë të parimeve të islamit. Do mundohemi institucioni ynë të jetë ai që do të mbjell moralin njerëzoren dhe shpirtëroren”, theksoi Shaqir Fetahu – kryetar i sapo zgjedhur i BFI-së.

Ndryshe Shaqir Fetahu u zgjodh me 18 vota, kundër Qani Nesimit i cili grumbulloi vetëm 3.
Ky i fundit nuk deshi të prononcohet për media.

https://www.youtube.com/watch?v=To6YlfnLM0Y&feature=emb_title

Baby Boo