Shantazhimi i Boki 13, në fokusin e Brukselit


Johanes Han kërkoi që të zgjidhen të gjitha skandalet e korrupsionit, duke përfshirë “Zhvatjen” në të cilin Boki 13 dyshohet se ka zhvatur 1.5 milion euro nga Orce Kamçev me premtimin e bindjes së Katica Janevës, që ta ndërpresë hetimin kundër tij.

Ne presim, pa marrë parasysh se kush është prekur, sistemi gjyqësor të veprojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe kjo duhet të vlejë për të gjithë”-tha Johanes Han, Komisioner evropian për zgjerim.

Kryeministri Zaev është i bindur se zgjidhja e rastit Zhvatja është dëshmi se qeveria është jo-selektive në ndjekjen penale të krimit.

Rasti Zhvatja, rasti kundër shitjes ilegale të duhanit, rasti i “Shkallët spanjolle” dhe të gjitha të tjerat, janë një shembull i mirë i një lufte të pakompromis kundër korrupsionit, pavarësisht se deri te kush do të arrijnë ato raste. Edhe nëse arrijnë te një prokuror, një politikan, pronar i medias ose nuk e di se deri te kush, dhe askush nuk mund të amnistohet “-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Tani për tani, hetimi i prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, si të dyshuar e ka vetëm Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin. Të dy janë në paraburgim dhe më tej hetohet përfshirja e mundshme e prokurores Speciale Katica Janeva. Telefonat e saj duhet të tregojnë nëse ka pasur komunikim me Boki 13. Prokuroria njoftoi se ka audio dhe video regjistrim ku Boki 13 zhvat para, dhe në telefon, në interfon paralelisht flet me prokuror të PSP-së. Katica Janeva refuzoi përfshirjen e saj në rastin “Zhvatja”, duke pretenduar se Boki 13 e ka përdorë emrin e saj.

Baby Boo