Shakira sulmohet nga 2 derra të egër në Barcelonë


Ylli i muzikës pop, Shakira është sulmuar nga 2 derra të egër ndërsa ishte duke ecur në një park në Barcelonë me djalin e saj. 44-vjeçarja rrëfeu se derrat i rrëmbyen çantën dhe telefonin, ndërsa ishte me djalin e saj tetëvjeçar, Milan, kur ndodhi incidenti.

Duke u treguar fansave se si dukej çanta e saj pas sulmit, ajo tha: “Shikoni se si e kanë bërë çantën time dy derra të egër që më sulmuan në park. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular, kanë shkatërruar gjithçka”, shtoi Shakira.

Nuk është hera e parë që qytetarët sulmohen nga derrat e egër në rrugë.
Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, plaçkitnin macet, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makinat në qytet.

Baby Boo