Shaip Kamberi mban fjalimin e parë shqip në Kuvendin e Serbisë së pasluftës, deputetët serbë e ndërpresin disa herë


Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur fjalim në gjuhën shqipe në Kuvendin Serb. Kamberi ka thënë se ky është fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë. Ai fjalimin ia ka dedikuar faktit që Gjykata e Lartë në Beograd, gjatë ditës së djeshme ka legalizuar termin ofendues “siptari” është përdorur në vazhdimësi nga ministri serb, Aleksandar Vulin, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit.

Kamberi e ka krahasuar këtë situatë me Gjermaninë e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering vendoste se kush ishin dhe si cilësoheshin hebrenjtë dhe pastaj gjykatat e Gestaposë e legalizonte. Ndërkohë që ai po fliste, deputetët serbë vazhdimisht kanë bërë zhurmë në sallë.

“Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit! Njëjtë, si në Gjermaninë e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering vendoste se kush ishin dhe si cilësoheshin hebrenjtë dhe pastaj gjykatat e Gestaposë e legalizonte.

Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane?”, ka thënë ndër të tjera Kamberi në fjalimin e tij.

Postimi i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=oM_dQgyekYo&feature=emb_title

Baby Boo