Shahpaska: Në çerdhe ka 11 punonjës dhe dy fëmijë pozitivë me Covid-19


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, pasi që u vaksinua kundër Covid-19, para mediave tregoi edhe për situatën epidemiologjike nëpër kopshtet për fëmijë.
Ajo tha se tani për tani ka vetëm 11 punonjës të infektuar me Covid-19 dhe vetëm dy fëmijë janë të prekur nga virusi korona.

“Ne si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, çdo seancë të shtabit të krizës referojmë për gjendjen nëpër çerdhe.
Në mëngjes në seancë referuam, pra deri në periudhën kur referojmë ka 11 të punësuar pozitivë me Covid-19 dhe vetëm dy fëmijë pozitivë”, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska.

Baby Boo