Shahini: ‘Jam paragjykuar për dialektin’, më kanë ofenduar gjithë veriun, jo vetëm Kosovën

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, duke folur për largimin e saj nga detyra, ka thënë se shumicën e kohës është ndjerë e paragjykuar me fyerje raciste. Sipas saj, ish-deputetë dhe eksponentë të tjera brenda PD-së e kanë ofenduar dhe sulmuar duke marrë për bazë dialektin e saj.

Baby Boo

Shahini e prekur ka thënë se kjo është diçka antishqiptare dhe se PD ka humbur pikë pasi ka elektorat të madh në veri të Shqipërisë, ku flitet në dialekt. Gjithashtu, Besa Shahini ka thënë se në bindjet ideologjike ajo është më e majtë se Rama dhe PS. Sipas saj PS shqiptare nuk është një e majtë e vjetër dhe popuiste, por është më centriste se do të donte ajo.

“Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD. Dhe eksponentë të tjerë, analistë që bëjnë pjesë në PD. LSI më pak. Ata kanë shfrytëzuar një element të gabuar. Kanë ofenduar gjithë veriun e Shqipërisë jo vetëm Kosovën. Është antishqiptare. Kanë fyer dhe shumë votues të tyre. Ka qenë një keqkalkulikim duke bërë sulme për tema që nuk duheshin ngritur. Është ok të kritikohet puna, por jo ok të kritikohet personi dhe dialekti. Unë jam paragjykuar shumë. Nuk mund të thuash që prej dialektit do të thotë që s’di. Pse je nga Kosova nuk mund të marrësh vendime të rëndësishme në Arsim”.