Shabedin Ismaili nga komuna e Tearcës merr pjesë në garën më të madhe të sporteve ajrore në botë!


Prej datës 17.10.2022 deri më date 22.10.2022, z.Shabedin Ismaili nga f.Përshevcë, si paragllajderist i komunës së Tearcës, mori pjesë në Festivalin Internacionalë në Paragllajderizëm “ Ölü deniz Air Gams”, e cila u organizua në Fethije të Republikës së Turqisë.

Në këtë festival të sporteve ajrore që llogaritet më madhi në botë, pjesëmarrës ishin mbi 1000 garues, pilot të sporteve të ndryshme ajrore nga 60 shtete të botës. Si pjesëmarrës nga komuna e Tearcës garuesi ynë me dinjitet e prezantoi komunën dhe është dekoruar me Mirënjohje dhe falemenderim. Për pjesëmarrjen e z.Shabedin Ismailit në këtë eviniment botëror, Komuna e Tearcës i ka mbuluar të gjitha harxhimet, i cili aktivitet është paraparë në Programën për sport të Komunës së Tearcës. Urojmë që garuesi ynë të marrë pjesë edhe në më shumë evinimente të këtij lloji, në vend dhe jashtë shtetit.

Baby Boo