Shabani: Kontejnerët nëpër Shkup deri në ora 21 plotësisht do të pastrohen


Brenda ditës, më së voni deri në ora 21 të gjitha enët kontejnerët për grumbullimin e bërllokut në Shkup, do të pastrohen. Drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdusamed Shabani, për gazetën KOHA, thotë se për shkak të ndalesës për qarkullim (orës policore) gjatë vikendit ata nuk kanë vepruar dhe se kjo çështje do të rregullohet shpejtë.

“Ne si ndërmarrje gjithsesi do ta kryejmë detyrën tonë. Sot janë aktive dy ndërrime të ndërmarrjes. Por, ju apeloj qytetarëve t’ju përmbahen llojit të bërllokut të cilën e hedhin nëpër kontejnerë. Mbetjet ndërtimore nuk e kanë vendin në kontejnerë, as afër tyre”, tha Shabani.

Ndryshe, në shumë lagje të Shkupit, kontejnerët gjatë fundjavës që e lamë pas ishin të stërmbushura me bërllok. Mirëpo, nga mëngjesi i sotëm nëpunësit e “Higjienës Komunale”, kanë filluar me grumbullimin e të njëjtëve.

Baby Boo