Shabani jep një lajm të mirë: Një ilaç i lirë kundër koronavirusit vjen në RMV


Komisioni kompetent ka dhënë dritë jeshile për ilaçin ‘Inver Mektin’ që do t’i shtohet listës së barnave kundër koronavirusit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Agjencisë së barnave “Malmed” Lirim Shabani.

“Kemi mendim pozitiv nga Komisioni për sëmundje infektive dhe tani mbetet të shohim cilat kompani farmaceutike janë të interesuara për furnizim. Bëhet fjalë për ilaç shumë të lirë dhe pres që së shpejti të arrijë nëpër barnatore. Nuk dua të spek uloj se kur do të arrijë saktë por shpresoj se do të arrijë për disa ditë” thotë Shabani.

Bëhet fjalë për ilaç që kryesisht përdoret në fazën e hershme të sëmundjes së koronavirusit e që sipas disa hulumtimeve deri në 500 herë e zvogëlon mundësinë për përhapjen e tij.

Baby Boo