Shaban Trstena ndau edhe 5 çmime të tjera olimpike


Kampioni olimpik, Shaban Trstena, për herë të pesëtë radhazi, ndau 5 çmime olimpike për personalitet dhe institucionet, të cilët i kanë dhënë përkrahje në karrierën e tij. Në edicionin e 5-të, legjenda e sportit në Maqedoni, Shaban Trstena, dëshiroi që të faleminderojë përkrahësit e tij, sepse sipas tij suksesi madhështor nuk arrithet vet, por vazhdimisht duhet ndihmë nga të gjithë.

Fitues të sivjetshëm të oskarit olimpik, ishin autorët e librit për jetën e Shaban Trstenës, Reshat Ibraimi dhe Sefer Tahiri, si dhe gazetari Atanas Kirovski, pastaj drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Kristian Kostov dhe Tomi Salkovski, producent i filmit “Kobra”, dedikuar një pjese të jetës së kampionit olimpik, Shaban Trstena.

“Është hera e pestë me radhë që jipet ky çmim i oskarit olimpik për njerëzit e veçantë , njerëzit që kanë qenë me mua plot 20 vite. Që ky gjithë ky sukses të jetë madhështor janë ata njerëz dhe jeni ju pjesa e mediumeve që keni informue këtë popull për fitoret tona, humbjen dhe gëzimet. Dhe ju jeni pjesë e këtij suksesi tim. Është një respekt pa fund, sepse suksesi nuk arritet vet,” tha mes tjerash Trstena.

Ish kampioni olimpik, premtoi se ky manifestim do të vazhdojë edhe për disa vite, ku do të shpalos edhe emra të tjerë, që kanë ndikuar në arkëtimin e medaljes së artë dhe argjendit në Lojrat Olimpike.

Baby Boo