Sfidon edhe vajzat e reja! Monika Lubonja shfaqet në superformë me bikini, aktorja nuk njeh moshë (FOTO)

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet në jug të vendit prej nga ku nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto duke u shfaqur shumë seksi, e veshur me rrobabanjo të verdha. Edhe një herë aktorja, e cila ka festuar këtë vit 54 vjetorin e lindjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format e saj.

Baby Boo

“Edhe këtë verë po e kalojmë me ato qe na janë ndodhur, ashtu si na janë ndodhur, në keto 5 dekada, pa shtuar e pa rregulluar. Edhe po ngjau gjë sezonin tjetër, prapë do njihemi”– shkruan ajo krahas fotove të publikuara në rrjetin social, ku mori shumë komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj.

Monika Lubonja është një nga emrat e “showbizz”-it që i kushton gjithnjë shumë rëndësi pamjes së saj. Këtë gjë e vërtetoi edhe gjatë katër muajve që qëndroi në “Big Brother VIP”. Aktorja ishte thuajse gjithnjë e kuruar, duke i dhënë rëndësinë maksimale veshjes, flokëve dhe “make up”-it.

Ajo ka marrë komplimente të shumta për sharmin dhe elegancën, madje jo rrallëherë është cilësuar edhe si një nga banoret më të bukura të shtëpisë së famshme. Monika gjithashtu nuk i kursente momentet komike brenda shtëpisë, madje ajo shpesh është bërë virale me kërcimet sensuale me bikini që bënte në shtëpi.