Sfida që mund të na vënë në provë edhe ne shqiptarëve!


Gjatë këtyre ditëve në emisionet e lajmeve, të shtypit tonë, por edhe atij ndërkombëtar jemi njohur me situatën e rëndë në Afganistan. Më shumë me situatën në Kabul. Dhe më konkretisht akoma, me situatën në aeroportin e Kabulit.
Njoftimet që tërheqin më shumë vëmendjen cekin dy argumente.

Turma mijëra afganësh që tentojnë të largohen nga Afganistani me anë të mjeteve ajrore që kanë vënë në dispozicion ShBA-ja dhe disa vende anëtare të NATO-s, si Gjermania, Britania e Madhe dhe ndonjë vend tjetër. Zyrtarisht flitet për largimin e afganëve që kane punuar për ShBA-në dhe NATO-n, por në turmat marramendëse, mes njerëzve që kërkojnë e guxojnë të “fluturojnë” edhe në krahët e avionëve, mund të gjesh afganë që nuk kanë të bëjnë me kategorinë e bashkëpunëtorëve të ShBA-së e NATO-s, por që duan të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të mirë.

Duan të emigrojnë, si ka ndodhur prej vitesh me popujt e këtij rajoni të përfshira nga një kr*izë e thellë ekonomike e sociale prej vitesh. E në këtë turr të madh për emigrim nuk duan me e ditë për dhjetëra qytetarë, bashkëkombës që vdesin nën këmbët e tyre.
Paaftësia e ShBA-së dhe e NATO-s për të garantuar evakuimin e sigurt të afganëve të cilët i kanë klasifikuar si kontigjente në rrezik jete nga qeverisja e ardhshme e talibanëve.

Edhe pse në aeroport ka afro 3000 forca amerikane, ka efektive nga Gjermania, Britania etj., “ligjin” aty e bëjnë talibanët me brekushe e me çallma, me automatikë, mitralozë, granatehedhës e antitankë në krah. Të vetmuar, grupe-grupe bëjnë te*rror, nuk lejojnë qytetarët të afrohen në aeroport. Madje edhe kanë vr*arë disa prej tyre.

Duke parë këto skena, vetvetiu të lind pyetja – vërtetë amerikanët dhe vende të tjera të NATO-s nuk i kanë kapacitetet, mundësitë për t’i bërë zap talibanët që bëjnë te*rror, vr*asin qytetarët të cilët ata, ShBA e NATO, i kanë marrë në mbrojtje?
Çdo njeri që njeh sado pak kapacitetet ushtarake të ShBA-së dhe NATO -s është i bindur se ata i kanë mundësitë për t’i vënë kufirin te thana, për t’i bërë zap talibanët. Nga një përfundim i tillë vjen pyetja tjetër: pse amerikanët dhe vende të tjera të NATO-s nuk e bëjnë një gjë të tillë?

Përgjigja ndaj një pyetje të tillë nuk është e lehtë. Duhen studiuar e analizuar shumë argumente, argumente politike, gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike të cilat janë prezente edhe në kr*izën e Afganistanit. Sa mund të kuptohet nga qëndrimet e deklaruara deri tani, kjo është një situatë e kërkuar, e dëshiruar nga akterë të fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Mbase nga Kina dhe Rusia, dy vende të cilët kanë deklaruar njohjen dhe bashkëpunimin me qeverinë e talibanëve.

Sa kuptohet, ShBA-ja, pas një kalvari të gjatë 20 vjeçar, me shpenzime kolosale financiare dhe me humbje të mijëra jetëve njerëzore, ka pranuar ta “dorëzojë” Afganistanin. Ky “dorëzim” ka filluar me kohë. Është “gatuar” në bisedimet e njëanshme amerikano-talibane në Doha të Katarit. Madje, sa lexuam në një të përditshme shqiptare, pjesë e këtyre bisedimeve kane qenë edhe tri takime në Beograd. Unë nuk mund të them se çfarë është vendosur në këto bisedime kompromisi.

Çfarë u është ofruar talibanëve e çfarë ka përfituar ShBA-ja? E sigurt është se secila pale ka përfituar diçka. Talibanët përfituan riardhjen në pushtet, riardhje që ka vënë në alarm jo vetëm qytetaret e Afganistanit, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa nuk mund të them se çfarë përfitoi ShBA-ja? Do ta tregojë koha.
Mbase nuk jam në gjendje të bëj analiza gjithëpërfshirëse e shteruese në lidhje me këtë situatë konkrete në këtë vend të lindjes së mesme.

Ajo që dua të them është e vërteta se në situata të caktuara edhe mes akterëve të mëdhenj në konflikte interesi arrihen e bëhen kompromise. Kompromise që zakonisht shkojnë në favor të aktorëve të fuqishëm dhe në dëm të aktorëve, popujve të vegjël.
Duke thënë kështu, dua të nënvizoj nevojën e masave të gjithanshme politike, ekonomike, financiare, ushtarake e diplomatike në shkallë vendi e në rrafsh kombëtar për t’u përballur me situata të njëjta si kjo ne Afganistan.

Në një shënim të mëparshëm, një mik imi më shkroi se situata në Ballkan nuk është e njëjtë me atë në Afganistan. Sigurisht nuk janë të njëjta. Nuk kanë të njëjtët efekte. Ndërsa për mua situata që u zhvillua në Afganistan në kohë e në forma të ndryshme mund të përsëritët edhe në Ballkan. Mund të na prekë edhe në shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë e në troje. Ballkani, sa shohim, është një rajon ku përplasen interesat e tre fuqive të mëdha globale, Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

Asnjë nuk mund të na japë një kalendar të saktë se si do zhvillohet e çfarë përmasash do marrë konkurrenca e këtyre tre fuqive të mëdha në Ballkan. Unë si ushtarak, jam i prirë të shikoj edhe rre*zikun e një konflikti ushtarak, konflikt që mund të marrë përmasa të mëdha dhe të nxisë edhe elemente nacionaliste, shoviniste që janë të shumtë në Ballkan. Gjithashtu jam i prirë se dikur, kur fuqitë konkurrente të kenë “shpenzuar” edhe fishekun e fundit do bëjnë “paqe”. Do bien në ujdi.

Ujdi e cila mund të shkojë edhe në dëmin e shqiptarëve. Kjo është një çështje që duhet të na tërheqë vëmendjen.
Mbase nuk ka pse të ndalojmë shumë te elementi i pritjes së afganëve. Është një veprim human që nderon çdo popull, çdo shtet e çdo qeveri. Nderon edhe popullin, shtetin shqiptar dhe qeverinë Rama. E rëndësishme është të jemi të zot të parashikojmë, të përgatitemi e të përballojmë sfida të tilla, si kjo në të cilën është sot Afganistani.

Baby Boo