Një i ri ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në Durrës, pasi u mbyt në det.
Burime zyrtare thonë se viktima është një 22-vjeçar me iniciale E.S, banues në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalzit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.