Sezon i dobët turistik në Ohër dhe Strugë (VIDEO)


Plazhet në Strugë në mes të sezonit turistik thuajse janë bosh. Turistët mund të numërohen në gishta dhe hotelierët thonë se për momentin situata është shumë e keqe dhe larg të gjitha pritjeve që kanë pasur. Përveç motit të ndryshueshëm me shi, shkak për situatën e këtillë shohin në gjendjen e keqe ekonomike. Asgjë më ndryshe nuk është as në Ohër.

Jemi në mes të verës, ka mbetur edhe pak. Kemi mysafir nga Holanda, Belgjika dhe Norvegjia. Por kjo nuk është sipas pritjeve që kishim. Nga e premtja deri të dielën është përplot, ndërsa nga e hëna përsëri presim të vijë e premtja për t’u mbushur. Prisnim që kulmi i sezonit të jetë tani, por nuk është – tha Pero Koloski, hotelier.

Nga shoqata e hotelierëve vlerësojnë se Struga ka problem serioz me kaosin në komunikacion, vendet e pakta për parkim dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës turistike.

“Jemi nga Kumanova. Tash një javë jemi këtu. Ka plazhe të papastra, shumë baltë në fillim të liqenit. Nuk është pastër. Komunikacioni nuk është i mirë, aspak nuk respektohen rregullat”, tha një turist.

Para fillimit të sezonit nga Asociacioni turistik i Maqedonisë pritën rritje të numrit të turistëve për 10% si dhe interesim të shtuar të operatorëve të huaj që do binin turistë.

Baby Boo