Serwer: Marrëveshja me Greqinë është hap i madh për gjithë Ballkanin


Analisti politik Daniel Serwer thekson se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë, nuk është hap i madh vetëm për këto dy vende, por për gjithë Ballkanin.

Në një deklaratë për AIM, Serwer tha se nëse marrëveshja kalon kuvendet e të dy vendeve dhe në referendumin në Maqedoni, do ta përmirësonte stabilitetin dhe do ta bënte rajonin më tërheqës për investuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kanë mbetur edhe dy çështje të rëndësishme që lidhem me luftën dhe paqen në Ballkan, ato janë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe krijimi i shtetit funksional në Bosnjë. Ju jeni më afër përfundimit të procesit të vendosjes së paqes në rajon”, tha Serwer.

Përndryshe, Daniel Serwer është profesor universitar në Washingon. Ai ka qenë edhe përfaqësuesi amerikan në Bosnjë, në rolin e ndërmjetësuesit mes kroatëve dhe boshnjakëve bë bisedimet për marrëveshjen e Dejtonit.

Baby Boo