Server: Maqedonia e Veriut duhej shumë më herët të merrte datë, prej saj varet kur do të bëhet anëtare e barabartë


Datën për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në Maqedonia e Veriut është dashur ta ketë marrë shumë më herët, por “shumë më mirë më vonë se sa asnjëherë”, deklaroi për MEDIAL-n Daniel Server, ekspert për Ballkanin, i cili ligjeron studime avancuese ndërkombëtare në Universitetin e njohur të Uashingtonit “Xhon Hopkins”.

Në pyetjen se kur ai pret që vendi të bëhet anëtare e barabartë e BE-së, u përgjigj se kjo tërësisht varet nga Shkupi.

“Paraprin shumë punë, të negociohet, të zbatohen dhe implementohen aki-të (aquis communautaire). Maqedonia e Veriut u tregua e mirë në shkrimin e ligjeve, por mbetet prapa në implementim”, deklaroi ai.

Konsideron se për t’u përmbushur të gjitha këto detyra, do të nevojiten më shumë vite.

Ai konsideron se edhe përkundër asaj që Brukseli dha dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, Rusia edhe më tutje do të vazhdojë me fushatën e imponimit të ndikimit të vet në rajon.

Ndikimi rus në rajon u përforcua pasi që Mali i Zi dhe Serbia i filluan negociatat për anëtarësim në BE, e para në vitin 2012, e dyta në vitin 2014, ndërsa Server shpreson se me dhënien e dritës së gjelbër për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë, BE-ja do t’i përforcojë përpjekjet për t’u imponuar si faktor ky@ në rajon.

“Por Rusia do të vazhdojë të bëjë gjithçka së është në fuqinë e saj për të krijuar pengesa dhe konfuzion”, deklaroi ai.

Baby Boo