Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës


Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës prej mesnatës rriten çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të naftës EURODIZEL (D-E V) rriten për 1,50 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 83,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 85,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 87,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër, Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU, rritet për 1,140 den/kg kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) është 84,00 den/litër, ndërsa i Mazutit М-1 SU është 57,347 den/kg.

Baby Boo