Sërish pësojnë qytetarët në Maqedoni, shtrenjtohen biletat e autobusëve


Rritet dukshëm çmimi i biletave të autobusëve për transport ndër urban. Kompanitë arsyetohen se rritja e çmimit të biletave ka ardhur si pasojë shtrenjtimit të derivateve të naftës. Por ata që më shumë e ndjejnë këtë ndryshim, janë qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë mjet transporti. Madje disa nga ta thonë se me rritjen e çmimit të biletave, më llogari kanë që të udhëtojnë me makinë se sa me autobus, transmeton Alsat-M.

Është rritur çmimi edhe për në Tetovë, ka qenë 120 denarë ndërsa tani është 130 denarë. Kjo nuk është në rregull por mesa duket edhe këta kanë harxhime. Për pensionistët është shtrenjtë a për të tjerët ndoshta edhe nuk është. Nëse udhëtoni deri në Veles për çdo ditë, duhet të paguash nga 300 denarë nëse vjen në punë çdo ditë, e kjo bënë gati 7-8 mijë denarë në muajt. Nëse merr pagë prej 200 eurosh mendoj se është tmerrësisht keq. – u shprehën qytetarët për Alsat-M. Organizatat ekologjike nga ana tjetër thonë se me afrimin e sezonit të ndotjes, popullata duhet të joshet që të shfrytëzojnë mjetet e transportit publik, e jo të ndodh e kundërta siç po ndodh tani. Qeveria nuk ka plane konkrete për masa kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve të biletave të autobusëve por bëjnë me dije se trupi ndër sektorial është në përpilim e sipër të disa masave kundër ndotjes, ku shpresojnë se do të përfshihet edhe udhëtimi me autobusë. Për të udhëtuar me autobus nga Gostivari në Shkup dhe anasjelltas, një pasagjer duhet të paguaj së paku 500 denarë. Që do të thotë se një person nga qytetet më të vogla që punon në kryeqytet, do të duhet të parashikoj 50% të rrogës mesatare vetëm për shkuar në punë.

Baby Boo