Sërish dridhet Angela Merkel


Për herë të dytë, brenda pak javësh, kancelarja gjermane Angela Merkel është dridhur sërish.

Në një takim me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue në Berlin, Merkel mëngjesin e sotëm pësoi sërish dridhje, shkruan The Guardian

Në video shihet se Merkelit iu ofrua një gotë me ujë.

Merkel, 64-vjeçe, po merrte pjesë në një ngjarje që po shënonte largimin e ministres së Drejtësisë, Katarina Berley.

Gjatë javës së kaluar, kujtojmë se gjatë takimit me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, Merkel pati dridhje të ngjashme.

Më vonë, ajo deklaroi se kishte pirë ujë dhe ndihej më mirë me shëndet.

Baby Boo