Sërish akuza në Gostivar, sh. m. e mjekësisë akuzon për obstruksione


Kësaj radhe është drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë, Agron Alili, ai që akuzon për shpërfillje të kërkesave për punësimin e 20 profesorëve, gjë që sipas tij do të bëjë që jashtë procesit të regjistrimit të mbetet një paralele me mësim në gjuhën shqipe.

“I drejtohemi Ministrisë së Arsimit dhe kërkojmë të japin pëlqim për një paralele shtesë, gjegjësisht 22 nxënës me mësim në gjuhën shqipe ngelin jashtë procesit të regjistrimit. Pëlqime shkolla e mesme e mjekësisë, ua them me përgjegjësi, nuk ka marrë nga 20 shkurti e deri më sot. Në forma të ndryshme kemi pasur obstruksione”,– deklaroi drejtori i sh. m. të mjekësisë – Gostivar, Agron Alili.

Por, kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, e ka quajtur qesharake valën e akuzave të nisura këtë javë, nga një në ditë, nga çdo shkollë e Gostivarit. Sipas tij, akuzat në prag të fillimit të vitit të ri shkollor inicohen nga kundërshtarët politikë dhe ftoi madje inspektoratit që nëse dyshon për parregullsi, të vijë e kryejë kontroll.

“Drejtorët e shkollave marrin instruksione në Gostivar prej zyrave të BDI-së dhe çdo ditë del nga një drejtor mban nga një konferencë. Drejtorët e shkollave janë nën ingerencë të BDI-së. Ministri i arsimit është i BDI-së, inspektorati është i BDI-së. I lus që nëse ka ndonjëfarë pengese që unë u bëj shkollave, lus inspektoratin të vijë në komunë dhe të konstatojë dhe publikisht pastaj le të dalin me raport”,– tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Baby Boo