Sergio Ramos largohet nga Real Madridi


Real Madridi e ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin e kapitenit Sergio Ramos. Ramosit i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti dhe nuk ka arritur tqë ta vazhdojë kontratën me madrilenët. Reali ka njoftuar se të enjtën nga ora 12:30, Ramosi do të ketë një konferencë lamtumirëse. “Real Madridi njofton se nesër, më 17 qershor, në ora 12:30, do të ketë një ceremoni nderimi dhe lamtumirëse për kapitenin tonë Sergio Ramos, me praninë e presidentit tonë Florentino Perez. Më tej, Sergio Ramos do të paraqitet para mediave në një konferencë”, ka njoftuar klubi madrilen.

35 vjeçari spanjoll iu bashkua Realit në verën e vitit 2005 nga Sevilla për 27 milionë euro.Ramos për më shumë se 15 vite te Reali u shndërrua legjendë e këtij klubi due e fituar pesë herë titullin e Spanjës, katër herë Ligën e Kampionëve, dy herë Kupën e Spanjës, katër herë Superkupën e Spanjës, tri herë Superkupën e Evropës dhe katër herë Botërorin e klubeve.Reali i ksihte ofruar kontratë të re Ramosit, por spanjolli nuk kishte pranuar që ta vazhdonte kontratën, pasi dëshiron një përvojë të re.

Baby Boo