Serbia, së bashku me aleatin e saj Rusinë, “tregojnë forcën” rreth Kosovës


Pasi sot shënon 100 vjeori Luftës së parë Botërore, Serbia ka mbajtur ushtrime ushtrake.

Kurse Agjencia AP paralajmëron se gjatë manovrimit ushtarak, Serbia do të angazhojë 8000 ushtarë, 100 tanke dhe ndjekës Mig-29 të sjellë nga Rusia.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë shtuar së fundmi dhe ushtrimet ushtarake nga Serbia shihen nga ‘’AP’’ edhe si dëshmi e forcës.

‘’Intervenimi ushtarak serb në Kosovë do të sillte përplasje direkte me forcat paqeruajtëse të NATO-s që janë të stacionuara atje’’, shkruan ‘’AP’’.

Zyrtarët serbë janë veçanërisht të shqetësuar në lidhje me planet e udhëheqjes shqiptare të Kosovës për të transformuar forcat e sigurisë në ushtrinë e rregullt, dhe Serbia ka paralajmëruar se do të marrë masa për t’i mbrojtur pakicën serbe në Kosovë.

Agjencia citon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka marrë pjesë në ushtrimet ushtarake, duke thënë se Serbia do t’i përforcojë forcat e saja me helikopterë, tanke luftarake nga Rusia, rreth 30, drone nga Kina, dhe armë të ndryshme.

Sipas tij, asnjë shtet në regjion nuk mund të matet me forcat ushtarake serbe, në përjashtim të Rumanisë.

Baby Boo