Serbia mori 5,5 milion euro për hekurudhën Nish – kufiri i Maqedonisë


Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) do ta përkrahë Serbinë me 5,5 milion euro  mjete të pakthyeshme për përpilimin e dokumentacionit projektues-teknik për ndërtimin e unazës rreth Nishit dhe modernizimin e hekurudhës Nish-Preshevë-kufiri me Maqedoninë,  informuan sot nga Ministria serbe  e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës.

Bordi Drejtues i kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor  vendimin për përkrahje financiare për përgatitjen e dokumentacionit teknik për këto dy projekte, e ka sjellë në propozimin e kësaj Ministrie.

Nga vlera e tërësishme, dy milion euro janë miratuar për përpunimin e projektit për leje ndërtimore për hekurudhë njëdrejtimëshe rreth Nishit,  si pjesë e modernizimit të hekurudhës së Korridorit 10 nga Nishi në Dimitrovgrad.

Vlera prej 3,5 milion euro  është ndarë për përpunimin e projektit të ardhshëm me studim të  fizibilitetit  për  arsyshmërinë dhe vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor për modernizimin e hekurudhës Nish-Preshevë-kufiri me Maqedoninë.

Baby Boo