Serbia ka humbur 260 milionë ndërsa Maqedonia ka përfituar 100 milionë euro nga taksa e Kosovës


Vendosja e taksës një qind për qind nga Qeveria e Kosovës për gjitha produktet e Serbisë vlerësohet se ka dëmtuar me miliona buxhetin e kësaj të fundit. Ministri i tregtisë, Rasim Lajic ka bërë të ditur se për 8 muaj, Serbia ka humbur 260 milion euro për shkak të taksave ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se pasojat do të jetë edhe më të mëdha për shkak se bizneset serbe mund të humbin përgjithmon tregun e Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, Greqia e ka rritur eksportin drejtë Kosovës për 3, 5 për qind, derisa Maqedonia për 50 për qind. Sipas vlerësimit të disa ekspertëve të ekonomisë, kjo paraqet rritje 80 deri 100 milionë euro shtesë për Maqedoninë e Veriut.

Edhe nëse taksa hiqet, produktet serbe do ta kenë vështirë të integrohen përsëri pasi që disa nga to vetëm se janë zëvendësuar.

Po ashtu vendosja e flamujve nëpër dyqane ka bërë që produktet serbe të mos blihen.

Baby Boo