Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth tri Kosova (1804-1912)


As Albin Kurti nuk po u thotë Vuçiqve dhe Fuqive të Mëdha që Serbia është bërë shtet në trojet shqiptare
Ky shkrim është mbështetur kryesisht në literaturën serbe.

Tatomir Vokanović: Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë, para kryengritjës së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke.

Në vitin 1783 në periferi të Beogradit kanë qenë 6.000 shtëpi turke dhe 800 shtëpi serbe. Në Beogradi shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve(e shqiptarëve, grekëve, çifutëve, jevgjëve).

1804-1813 në Beograd kishte 16 varreza turke, 2 serbe, 1 jevreje dhe 1 jevge.

Akademia serbe: në Beograd kishte 51 xhami. 1804-1813 në Serbi kishte 354 xhami dhe kishte vetëm 156 kisha.

Sipas E.Qelebiut: 1521-1867 në Beograd kishte 270 xhami.

Dr.Nikola Vućo: Serbia më 1834 kishte 678.182 banorë.

Sadulla Brestovci: në Beograd edhe më vonë (1833) numrin më të madh të turqve e përbënin arnautët (shqiptarët) dhe boshnjakët….

Më 1784 Kraleva ka patur 89 shtëpi turko-shqiptare,11 serbe.Më 1826 Çupria ka patur 230 shtëpi shumicë turko-shqiptare e pak serbe.

Sipas T.Vukanoviq, kryesisht edhe në vendb.-qytezat tjera ne Serbi më shumë kishte popullatë turke, se sa serbe si: Svetozareva Kragujevci, Krushevci, Pozharevci, Paraqini, Smedereva, Uzhica, Çaçaku, Shabaci etj.

Sipas historiografisë serbe shqiptarët e islamizuar janë quajtur turq-musliman.Po aut.serb shkruajnë kinse shqiptarët nuk kan luftuar kunder turqëve, por kan bashkpunuar me ta, për këtë vet kan ikur….

Elena Kocaqi Levanti: Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit n’fillim të shek. XIX. Kur serbët morrën këtë territor filluan të dëbonin shqiptarët musliman nga Sanxhaku i Beogradit dhe nga lugina e lumit Moravë.

Nga Sanxhaku i B.u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë që po ta kthesh me numrin e sotem të rritjes së popullsisë,shkon deri te 1milionë ban.

Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare,e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë.

Më 1833 Serbia i kishte shperngulur shqiptarët edhe nga 6 nahijet: të Kryshevcit, Paraqinit, Rozhanjit, SokoBanjës, Timokut dhe Negotinit.

Më 1876-1978 Serbia i kishte shpërngulur me dhunë shqiptarët në pjesën Verilindore të Vilajetit të Kosovës(Sanxhakun e Nishit,Toplicë,Prokuple,Kurshumli,Pirot,Leskovc,Vranjë etj.) rreth 350.000 shqiptarë.

Më 1912 Serbia i okupoi dhe i mbanë, Preshevën,Bujanocin,Medvegjen dhe Sanxhakun.

Gjatë dy shekujve të fundit,nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë ban.

Po te llogarisim edhe numrin e të vrarëve më atë të dëbuarve,sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë dhe 30 milionë në Ballkan.Ashtu ne Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë

Këto fakte nuk ja thanë Serbisë dhe B.Nderkombëtare asnjë intelektual e historian dhe asnjë politikan e deputet.

Serbia, Greqia dhe Mali i Zi u bënë shtete dhe u zgjeruan në trojet shqiptare me ndihmën e të njejtave pesë fuqive europiane sidomos në Kongresin e Berlinit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913. Lartë duart nga Kosova.

Baby Boo