Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arr*eston disa persona dhe konfiskon arsenal ar*mësh


Një javë pasi xhandarmëria serbe është futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, një rast i ngjashëm ka ndodhur përsëri sot.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa serbë janë futur ilegalisht në bjeshkët e Moknës në Istog. Për këtë së pari kishte raportuar Istogu Chanel, lajm i cili po del të jetë i vërtetë. Makina serbe bashkë me flamurin e Serbisë është futur në Mokën në territorin e Republikës së Kosovës. Banorët e fshatrave të Istogut që ndodhen gjatë verës në këtë zonë malore kanë njoftuar Policinë e Kosovës. Indeksonline merr vesh se ROSU bashkë me Policinë kufitare të Kosovës kanë arritur me kohë në vendngjarje ku kanë arre*stuar disa persona dhe kanë konfiskuar arsenal arm*ësh.

Indeksonline merr vesh se në stacionin policor të Istogut tashmë ndodhen katër persona të arr*estuar, që të gjithë dyshohet se janë nga komunat Veriore të Kosovës. Ar*mët e konfiskuara në këtë ak*sion janë të modeleve të ndryshme të gjata dhe të shkurtëra si dhe sasi e konsiderueshme e pl*umbave. Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast dhe brenda pak orëve pritet edhe raporti zyrtar i Policisë për këtë aksion.

Baby Boo