Serbia dyfishon fluturimet për në Moskë, zv/ministrja e Ukrainës: “E padenjë të fitosh para me gjak ukrainas”


Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, vendet e Evropës kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por njëjtë nuk veproi edhe Serbia. Zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme në Ukrainë, Emine Dzheppar, ka thënë se teksa vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet për avionët rus dhe pezulluan fluturimet në Rusi, AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore për në Moskë.

Ajo tha se Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur, dhe sipas saj është e padenjë për një vend kandidat në BE të fitojë para me gjak ukrainas.
British Guardian njoftoi më herët se rusët e pasur po përdorin Serbinë për të hyrë në Evropë “nga dera e pasme” dhe për të anashkaluar ndalimin e fluturimeve për dhe nga Rusia, i cili është i vlefshëm në të gjithë Bashkimin Evropian.

Gazeta britanike kujton se Serbia refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por edhe se avionët e Air Serbisë mund të kalojnë lirisht hapësirën ajrore të BE-së. Kjo e bëri atë “të vetmin korridor ajror evropian që mbeti i hapur ndaj Rusisë”.

Baby Boo