Serbia do të kërkojë ekstradim për Morinën, MPJ-ja e Kosovës kërkon nga RMV lirimin e tij


Ministria e drejtësisë në Serbi i mbledh provat që do t’i dorëzojë në Maqedoni për ta marrë ish anëtarin e UÇK-së, Tomor Morina, të cilit i është shqiptuar masë paraburgimi prej një muaji, në Shkup. Ai dyshohet për krime ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Morina ka qenë aktiv në frontet rreth zonës Dukagjin. Pas pranimit të provave, Ministria jonë do të vendosë nëse do ta ekstradojë luftëtarin e UÇK-së i cili pardje është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të fletarrestimit të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Nga ministria e drejtësisë thonë se ende nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për ekstradim. Arrestimi i tij ishte shkaku për tension mes partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë. Deputetët e BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët kërkojnë çlirim të tij. Arrestimi i ish pjesëtarit të UÇK-së, me fletarrestim nga gjykata serbe, sipas partive shqiptare është urdhër nga Beogradi. Nga të dyja partitë thanë se ndjehen të ofenduar për shkak se Morina konsiderohet luftëtar për lirim dhe me arrestimin e tij sipas tyre, prishet koncepti për bashkëjetesë në vend. Kritika për arrestimin e Morina-s arritën edhe nga MPJ-ja e Kosovës. Shpresojnë për lirimin e tij, siç thanë, sepse Kosova dhe Maqedonia janë miq dhe partnerë të afërm.

Baby Boo