Serbia ar*matoset rëndë, Quni thotë se është në traditën e tyre që të jenë lu*ftënxitës


Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka thënë se është në traditën e Serbisë që të jetë lu*ftë nxitëse.
Po i testojnë mjetet e rënda ushtarake të prodhuara në Rusi.
Rreth 2800 ushtarë serb morën pjesë të shtunën në Ushtrimin Taktik të Përbashkët me Qitje Luftarake në Poligonin e Përkohshëm “Peshter”.

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luf*tarakë kinezë.
Në fakt ky është dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë.
Ndërkohë, 26 lloje të ndryshme të armeve dhe pajisjeve më të fundit Ruse e Kineze u përdorën nga ekipet e forcave speciale të Ushtrisë Serbe.

Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga afër edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuciq.
Ky i fundit tha se po forcon ushtrinë serbe për të parandaluar çdo ag*resor.
“Kjo është një ushtri e mirë, një ushtri e gatshme, e aftë dhe e stërvitur për të shpëtuar vendin tonë në rast se dikush mendon të kryejë agresion ndaj saj. Ne jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor nga sulmet. Ne nuk duam ose mendojmë të zhvillojmë ndonjë konf*likt ag*resiv, të hyjmë në to” tha Aleksander Vuçiq, Presidenti i Serbisë.

Kësaj deklarate të Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe, iu është përgjigjur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni.
Ky e cilësoi si tendencë për viktimizim, deklaratën e të parit të Serbisë.
“Eshte fakt qe tentojne te tregojne te tregohen si popull I vik*timizuar dhe keshtu e krijojne nje lloj paranoje tek populli serb per t’ju sherbyer interesave të regjimit te Beogradit.” Tha Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Ar*matosjen e Serbisë me këto ar*më të rënda e Anton Quni e sheh si shqetësuese.

Quni që ka karrierë të gjatë ushtarake, duke qenë se është edhe një nga drejtuesit e betejës së Koshares, vlerëson se një furnizim me ar*më të tilla i Serbisë, paraqet rre*zik potencial për stabilitetin në Kosovës, por edhe rajonit.

“Po ne e shohim si rre*zik potencial se mesazhi eshte I tille. Nese deshtojne proceset paqesore proceset e ndermjetesuara per tu arritur jo vetem stabiliteti mes Kosoves e Serbise por edhe me gjere, Serbia ashtu sic ne te kaluaren ka vepruar per ti permbushur interesat e veta nacionale, nuk heq dore edhe nga dhu*na ushtarake.”
Sipas tij, shqetësime për këto manovra serbe duhet të kenë edhe komuniteti ndërkombëtarë.
“Eshte ne traditen e ketij shteti qe te jete lu*fte nx*itese dhe eshte nje fakt per te cilin duhet te shqetesohemi jo vetem ne si Kosove, por edhe komuniteti nderkombetare”
Serbia kohë më parë kishte blerë edhe në të kaluarën ar*më të modelit rus, përfshi edhe sistemin e mbrojtjes ra*ketore S-400.

Baby Boo