Presidenti i Serbisë, pasi që nuk është lejuar që të vizitojë fshatin Banjë të Skënderajt, ka vendosur që me banorët e këtij fshati të komunikojë përmes një mënyre tjetër.
Sipas raportimeve të mediave serbe, Vuçiq ka vendosur që adresimin e tij për banorët serbë të atij fshati ta bëjë përmes telefonit.
Kujtojmë se pak minuta më parë ai është ndaluar nga Policia e Kosovës për ta vizituar këtë fshat, pas vendimit të Qeverisë për revokim të lejes për vizitë në atë zonë.