Serbëve iu ‘djegë’ veprimi heroik i komentatorit shqiptar, e quajnë skandal


”Skandali shqiptar’ në Shkup. Komentatori refuzon ta thotë emrin dhe mbiemrin e sportistit maqedon”.

Kështu nis artikulli i mediumit serb, Novosti, pas ngjarjes në fjalë, në një ndeshje hendbolli.

Komentatori shqiptar, Ademi refuzoi ta përmendë emrin e Stojanceta Stoil pasi ky i fundit u largua nga një ceremoni e vitit të kaluar, ku flitej edhe shqip.

Mustafi Ademi, komentatori shqiptar që punon për një medium maqedonas, vendosi që ta injorojë hendbollistin maqedon duke iu referuar me vetëm ‘lojtari me numrin 5’.

Konflikti nisi vitin e kaluar kur hendbollisti i lartëcekur u largua nga një ceremoni e zgjedhjes së më të mirëve të vitit, teksa njëri prej fituesve foli shqip.

Baby Boo