Serbët të revoltuar pasi Kurti u intervistua nga gazeta britanike


Mediumi serb, rs.n1info, i ka kushtuar një artikull Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth intervistës që ai e ka dhënë për gazetën britanike The Telegraph.“Kurti: Serbia kërcënon të provokojë lu*ftë, Vuçiq sillet si Gjermania mes dy luftërave”, është titulli që ky mediumi serb i ka vënë artikullit, duke komentuar atë që Kurti ka thënë për gazetën britanike, dhe se si kishte reaguar i ashtuquajturi drejtor për zyrën për Kosovën, Petar Petkoviq.

Ky i fundit shkruajnë se ka vlerësuar që është shqetësuese që Kurtit i është ofruar “hapësirë për intervistë” në një media të njohur britanike dhe ka shtuar se “bota duhet ta kuptojë se Kurti është njëri i rrezikshëm”.
Duke e cituar portalin Kossev, thuhet se Kurti në një sërë akuzash që i ka bërë presidentit serb, ka theksuar se nëse qeveritë perëndimore “nuk e marrin seriozisht”, kriza e Kosovës dhe e Bonjës mund të përshkallëzohet.

“Për krizën në Kosovë, Kurti e sheh fajtore ekskluzivisht palën serbe, duke deklaruar e Serbia dislokoi trupa në kufirin e Kosovës teksa protestuesit serbë u përleshën me policinë e Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar”, shkruan rs.n1info, duke shtuar se kryeministri i Kosovës e përmendi edhe si dëshmi rritjen drastike të investimeve të Serbisë në ushtrinë e saj.“Për kë po i blejnë të gjithë ato?!”, citojnë Kurtin të ketë thënë për gazetën The Telegraph, dhe që si argument tjetër ai e ka theksuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes së Serbisë për 70 përqind që nga viti 2015 – se Serbia është dikush që shpenzon më së shumti për qëllime ushtarake.

Baby Boo