Serbët e kërcënojnë Jona Dervishin, shkak deklarata e saj


Zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, ishte në shënjestër të medieve serbe pas një prononcimi të saj që theksonte që një ditë të gjithë shqiptarët do të luajmë me një flamur.Menjëherë pas kësaj deklarate Dervishi është bërë objekt sulmi në mediet serbe, ndërkohë që ka pasur dhe kërcënime në inbox.

Përmes një deklarate ajo i është përgjigjur kërcënimeve të ardhura në adresë të saj si dhe thekson se është një ëndërr e të gjithë shqiptarëve që një ditë të jenë të bashkuar.“Shume sllavë, me adresa të ndryshme me kanë fyer dhe kërcënuar me mesazhe private në rrjete sociale për diçka që nuk ka pse të preken kaq shumë, pasi nuk kam cënuar e fyer askënd e për këtë jam e ndërgjegjshme dhe nuk i druhem askujt”.“Është vetëm një dëshirë personale e imja dhe ëndërr e të gjithë Shqiptarëve që një ditë të jemi të bashkuar”.“Ndërkohë që nuk është aspak e drejtë kërkesa e tyre ndaj FIFA-s për ndëshkimin e dy lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare, pasi simboli që ata bënë, tregon vetëm prejardhjen e tyre dhe asgjë tjetër. Ndaj këtu nuk ka ngjyrime fyerjeje dhe provokimi”, shprehet Jona Dervishi.

Baby Boo