‘SERBËT DO SHPALLIN AUTONOMINË’, AUTOMBLINDAT DREJT VERIUT TË KOSOVËS


Një numër i madh  automjetesh të njësiteve speciale të Kosovës, përfshirë dhe autoblinda janë nisur pasditen e djeshme drejt veriut të vendit. Mediat kosovare raportojnë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të zërave se serbët mund të shpallin autonominë.

Në një video të publikuar nga  “Bota sot”, tregon dhjetëra automjete të njësive speciale të Kosovës, duke udhëtuar drejt Mitrovicës.

Ditë më parë, peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Sava Janjiq, paralajmëroi një skenar të errët për incidente në veri të Kosovës.

Ai thoshte se të dy palët, serbët dhe shqiptarët, po përgatisin incidente në këtë pjesë të Kosovës.

Janjiq, në një intervistë për gazetën beogradase “Danas” ka thënë po ashtu se më 5 gusht serbët në veri të Kosovës planfikojnë ta shpallin autonominë e veriut, gjë që do të nxisë ndërhyrjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

 

Baby Boo