Senatori Johnson sot në Maqedoni


Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, sot mbërrin për vizitë në Maqedoni në takime me kreun shtetëror.

Johnson është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.

Ai vjen në Maqedoni në një periudhë të aktiviteteve diplomatike intensive para referendumit të 30 shtatorit. Kancelarja gjermane Angela Merkel dje qëndroi në Shkup dhe u dha mesazh të qartë qytetarëve të Maqedonisë – më 30 shtator të mos qëndrojnë në shtëpi, por të dalin dhe të prononcohen për ardhmërinë e vendit. Në prag të referendumit për vizitë në Maqedoni ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut Zhan Aselborn dhe kancelari austriak Sebastian Kurc.

Johnson është bashkësponsor i rezolutës së Senatit për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës në të cilën jepet mbështetje e qartë për marrëveshjen, ku siç thuhet, hapet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe theksohet se me marrëveshjen afirmohet stabiliteti i rajonit në Evropën Juglindore, që është interes i rëndësishëm kombëtar i SHBA-së.

Johnson do të vizitoj edhe shtetet e rajonit të Ballkanit Greqinë, Serbinë dhe Kosovën.

Vizita e tij në Kosovë dhe Serbi vjen në kohën kur këta dy shtete po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

Baby Boo