Selmani: “Qytetarët nuk u besojnë kuadrove të vjetra partiake” (VIDEO)


Dikush më shumë, dikush më pak, e dikush pa asnjë këshilltar në Këshillin Komunal të Tetovës. Sipas analistit Bashkim Selmani rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se qytetarët nuk u besojnë kuadrove të vjetra partiake, për këtë shkak i këshillon partitë politike të rifreskohen me kuadro te reja, raporton Klan M.

“Partitë politike shqiptare edhe këto që janë aktuale edhe ato që nuk kanë fituar nuk duhet të vazhdojnë me të njëjtit njerëz pa respektuar verdiktin e qytetarit. Prandaj do të ishte mirë vlerësimet që i japin qytetarët, edhe te BDI, edhe te Besa, edhe te partitë tjera në shumicën e rasteve janë grupë njerëzish që vendosin dhe udhëheqin por duhet të rifreskojnë kuadrot e tyre me koadrot e reja” – deklaroi Bashkim Selmani, analist. Selmani u bën apel partive shqiptare që të kenë unitet për të mirën e qytetarëve të Tetovës.

“Që mos të përfitojnë partitë tjera maqedonase pasi që në shumicën e rasteve, pasi që shumë drejtori tu ipen faktorit tjetër besoj se është në dëm të shqiptarëve” – tha Selmani.

Bëri apel deri te partitë shqiptare që ta kontribuojnë për ligjin për vetëqeversije lokale të vitit 2015 që në këtë mënyrë komuna të ketë autonomi dhe autoritet fiskal që në këtë mënyrë të ndihmohen qytetarët gjatë krizës ekonimike. /KlanMacedonia/

Baby Boo