Selmani: Një pjesë e funksionarëve qeveritar e refuzojnë punën e mediave


Qeveria duhet t’i përmirësojë angazhimin e saj për lirin e mediave, transparenca është e një nivelit të lartë por ende ka funksionar qeveritar të cilët i refuzojnë mediat dhe kësaj duhet t’i vendoset fund, tha kryetari i SHGM, Naser Selmani në konferencën për shtyp në kujtim të ditës botërore të të lirive të mediave.

“Mediat duhet të shërbejnë për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe lirive të shoqërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë për rregullimin e qeverisë dhe gazetarëve. Ato më mirë mund të pengojnë autoritetin dhe tiranin e një qeverie, tha Selmani.

Kryetari i SHGM-së deklaroi se vitet e fundit ka qenë e hapur censura dhe sulmet ndaj punëtorëve të mediave çka paraqet përpjekje për heshtjen e tyre.

Baby Boo