Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe han në zyre


“Erdh vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika pa u koritë”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, është guxim për ata që sot vendosin më hy në politikë, sepse është terren i ashpër dhe i zorshëm.

“Kjo skenë mund të ndryshojë me angazhim të njerëzve të mirë në politikë. E kemi zor të ndryshojmë këtë mentalitet”, ka theksuar ai.

Më pas, numri tre i qeverisë e ka zbuluar një fakt të padëgjuar deri më tash.

“Në e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe hanë në zyre”, ka thënë Selmanaj. Nërkaq i pyetur se çfarë ushqimi hanë shefi i qeverisë kur e merr nga shtëpia, ai ka përmendur sendviçët.

“Nuk han nëpër restorante, bile nganjëherë në zyre me lut edhe mua”, ka thënë Selmanaj

Baby Boo