Selami: Qytetarët e regjistruar, pjesë e përqindjes etnike

Se a do të jenë pjesë e përqindjes etnike në Maqedoninë e Veriut qytetarët që janë regjistruar në diasporë, zëvendës drejtori I Entit të Statistikës Ilmi Selami thotë se ata po të mos ishin pjesë e përqindjes etnike nuk do ti regjistronim, nëse shihet që nuk do të vlente regjistrimi i tyre. Ai thotë në përgjithësi regjistrohen tre kategori gjatë këtij procesi regjistrues.

Baby Boo

“Janë tre kategori që do të regjistorhen gjatë këtij procesi regjistrues: do të regjistrohet popullsia rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut me origjinë që jetojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut, shtetas që nuk kanë nënshtetësi, futen edhe shtetas të huaj që janë më shumë se 12 muaj që kanë të rregulluar qëndrimin diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, regjistrohet popullsia jo rezidente, popullsi që janë të të rritur jashtë por të lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut do me thënë me nënshtetësi që jetojnë në mërgatë dhe kategoria e tretë e popullatës së përgjithëshme të regjistruar që e përbën kategoria e parë rezidente, plus kategorinë jo rezidente dhe popullsinë e përgjithëshme të regjistruar nga ku do merret edhe përqindja e popullsisë së përgjithshme”.