Selakoviq: Kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Thaçi dhe Veseli


Selakoviq: Kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Thaçi dhe Veseli

***

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq i është kundërpërgjigjur ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai i ka thënë Gërvallës se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Në vend që të fliste për problemet reale në terren, ajo po fliste për dëshirat e saj politike. Po fliste për kasapët e Ballkanit, por kasapët e vërtetë janë ish-presidenti i të ahsutquajturës Kosovë, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i kuvendit të ashtuquajturës Kosovë, Kadri Veseli. Që të dy janë në Hagë në paraburgim në Gjykatën Speciale të formuar nga Prishtina për krimet e UÇK. Serbia është shtet i pavarur dhe sovran me qëllime të pavarura politike. Akuzat ndaj Serbisë që është dorë e zgjatur e dikujt janë mungesë respekti për OKB. Serbia është shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha ai.

Baby Boo