Sela: “Viti 2021 ishte një vit i vështirë për qytetarët e RMV-së”


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në konferencën e fund-vitit adresoi një sërë kritikash për ministrinë e shëndetësisë.
Ai me këtë rast tha se viti 2021 ishte një vit i vështirë shkaku i pandemisë, por se sipas tij kjo u vështirësua edhe më shumë nga paaftësia e politikanëve që menaxhuan këtë dikaster.

“Një vit i vështirë për gjithë njerëzimin shkaku i pandemisë. Në vendin tonë lidhur me pandeminë punët nuk janë bërë siç duhet. Maqedonia mbetet edhe më tej një ndër shtetet me më shumë vi*ktima, si pasoj e koronavirusit. Kjo flet për një sistem shëndetësor që nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Qytetarët tonë po vuajnë si pasoj e neglizhencës së politikanëve të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre për interesa personale”, tha Sela.

Sela përmendi edhe tr*agjedinë në spitalin modular të Tetovës ku për pasoj mbetën të vd*ekur 14 persona. Për kreun e ASH-së është e papranueshme që akoma nuk ka epilog dhe përgjegjësi për këtë rast.
“Është tejet e papranueshme thënia që hetimet vazhdojnë”, tha Sela.

Sela gjatë konferencës u ndal edhe tek tr*agjedia me autobusin e Besa Trans.
“Edhe për rastin me dj*egien e autobusit të Besa Trans në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë të RMV-së, hetimet vazhdojnë dhe nuk ka përgjegjësi. Nuk ka përgjegjësi dhe hetimet vazhdojnë edhe për rastin e Durmo Turs”, tha Sela.

Baby Boo