Sela u përgjigjet kritikuesve: “Nuk vendosi unë se kush merr pjesë në Kongres”


Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u është përgjigjur kritikuesve të tij, të cilët kontestojnë zgjedhjen e tij në krye të partisë. Sa i takon kandidimit për lider partie, Sela tha se ai publikisht ka bërë thirrje që të paraqitet çdokush për lider partie. Ndërkaq për pjesën e mospjesëmarrjes në Kongresin e partisë, Sela tha se nuk vendos ai se kush duhet të marr pjesë në Kongres.

“Unë shfrytëzova rastin në fjalimin tim t’i falënderoj edhe ata të cilët kanë kritikuar Ziadin Selën, edhe ata të cilët nuk e kanë dashur Ziadin Selën në krye të Aleancës dhe unë përsëri i falënderoj, por unë nëpërmjet juve u lutem: Mos shpifni! Kërkush, kërkujt nuk ia ka marr të drejtën për të qenë pjesë e këtij Kongresi. Unë në vazhdimësi u kam bërë thirrje në paraqitje publike, por edhe në pres konferenca që të kandidojnë dhe të kanalizojnë debatin brenda strukturave dhe jo jashtë strukturave, nëpërmjet rrjeteve sociale. Edhe pse e kanë bërë në rrjete sociale, ne nuk e kemi anatemuar askënd dhe as nuk kemi ndërmend ta anatemojmë dokënd. Secili do të jetë i mirëseardhur dhe të vazhdojë këtë ta bëjë në strukturat partiake. Por kur dikush nuk zgjedhet delegatë, dhe vjen thotë se unë dua të jem delegat në kongres, unë nuk e kam atë të drejtë që ta bëj këtë dhe asnjë tjetër”, tha Sela, transmeton TV21.

Baby Boo