Sela: Shkojmë në zgjedhje për të fituar


Sonte në emisionin Click Plus në TV21 është i ftuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili po diskuton rreth situatës aktuale politike. I pyetur nga gazetari disa herë për zgjedhjet Parlamentare, kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka theksuar se është pro zgjedhjeve. Ai pontencoi se sipas sondazheve dhe numrave që Aleanca ka në terren, është e gatshme të shkojë në zgjedhje për të fituar.

Sela me qëndrueshmëri tha se ASH-ja ka çdo rrugë të hapur, dhe është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij Aleanca, nuk bën taktizime që të ngelet opozitë por që të fitojë në zgjedhjet e ardhsme. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë, sidomos për drejtësinë, e cila i amneston qytetarët e përkatësis etnike maqedonase dhe jo shqiptare. Ai tha se qeveria ka bërë shumë dështime, gjë që duhet të ndëshkohet./TS/

Baby Boo