Sela për dorëheqjen e Zaevit: Të shkojë në opozitë bashkë me partnerët e tij


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Zoraan Zaev.

Sela ka thënë se ai e përshëndetë këtë derisa pohoi se ëhstë një akt që i takon secilit që merret me politikë, transmeton Alsat.

“Është thjeshtë një vendim që ai e ka marrë. U deklarua publikisht se do të japë dorëheqje nëse do ta humbasë qytetin e Shkupit dhe tani ai paralajmëroi dorëheqje dhe sot e kësaj ditë nuk ka dorëzuar një të tillë në parlament. Është një akt që i takon secilit që merret me politikë që ta bëjë një akt të tillë. Unë nuk kam pse t’i dalë në mbrojte, vetëm e përshëndes dorëheqjen e tij dhe të shkojë në opozitë bashkë me partnerët e tij”, theksoi Sela.

Baby Boo